Transmetuar më 01-11-2025, 10:11

TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet në Yrshek në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se i automjeti i vjedhur është sekuestruar. Ndërkohëm materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi 1 automjet në Yrshek, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e vjedhur, dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi: -D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit