Transmetuar më 31-10-2025, 22:52

Ish- truproja e Fatos Nanos, Viktor Agolli ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli ndër të tjera për takimin e fundit me shefin e tij, me të cilin punoi 14 vjet.

Agolli tha se në 2019 u takua me Nanon në Durrës ku ish-kryetari i PS ishte i shoqëruar me një njeri të afërt të familjes.

“Dukej mirë me shëndetin, dhe sapo u takuam më tha atë shprehjen që ma thonte gjithnjë: E dija se do të bëheshe njeri! Dhe unë i thashë se jam produkt i shkollës së Fatos Nanos”, kujton shoqëruesi i tij Viktor Agolli.

Viktor Agolli: Kam që vitin e shkuar që e ndjek ecurinë e shëndetit të ish-kryeministrit dhe shefit tim Fatos Nano.

Kur po vija në gjumë mbesën, më marrin në telefon nga familja që ndërroi jetë.

Takimi i fundit me Nanon ka qenë në Durrës në 2019, isha shef kufiri i Durrësit. Kishte ardhur në një restorant me kushëririn e tij, dhe dikush më thotë se ka ardhur shefi yt.

Në 2019 ka qenë mirë me shëndet, me batutë e humor.

Unë kam qenë sportist, e doja muzikën, politikën, në vitin 1989 e dëgjoja gjithmonë “Zërin e Amerikës” dhe kam ndjekur intervistat e Fatos Nanos dhe Gramoz Pashkos.

Kur ra sistemi, ne kemi shkuar tek selia qendrore e PS dhe kërkonim të takonim Fatos Nanon. Ka qenë liberal demokrat. Ai më përzgjodhi ndoshta ngaqë nuk abuzova me detyrën, besnikëria.

Unë kam punuar 14 vjet me të.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit