

SPANJË – Futbollisti i Barcelonës dhe ylli i kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, është përfshirë sërish në qendër të vëmendjes pas një tjetër skandali që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Mediat rozë raportojnë se 17-vjeçari ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, me influenceren italiane Anna Gegnoso, gjatë një udhëtimi të fundit në Milano.
Sipas burimeve mediatike, marrëdhënia mes Yamal dhe Gegnoso ka nisur që në dhjetor të vitit të kaluar, kur të dy u panë së bashku në “La Roca Village”, pranë Barcelonës. Këtë herë, paparaci Jordi Martín ka raportuar se dyshja është parë në “Armani Hotel” në Milano, ku Yamal besohet se ka udhëtuar me avion privat, i shoqëruar nga kushëriri dhe miku i tij i ngushtë.
Dyshimet janë forcuar nga postimet në “Instagram Stories”, si të shokut të futbollistit Souhaib, ashtu edhe të vetë Annës, e cila ka ndarë një video nga brenda hotelit. Thuhet se në hotel është organizuar një mbrëmje me disa të ftuar, por Yamal e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës pranë influenceres italiane.
Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos mes fansave të Nicki Nicole, ndërsa as Yamal dhe as partnerja e tij nuk kanë reaguar ende publikisht pas kësaj ngjarjeje.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






