Transmetuar më 31-10-2025, 13:53

Tiranë, 31 tetor 2025

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, doli sot nga Prokuroria e Tiranës pas më shumë se tre orësh qëndrimi, ku u thirr në lidhje me hetimet për projektin e aeroportit të Vlorës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Pacolli u shpreh se i beson drejtësisë shqiptare dhe se çështjen e ka lënë plotësisht në dorë të institucioneve ligjzbatuese.

“E kam lënë në dorë të drejtësisë. Besoj shumë në drejtësi dhe do veproj ashtu siç do pasojë vendimi. Aeroporti i Vlorës do të bëhet, do jetë ndoshta më i bukuri,” deklaroi ai.

Në javët e fundit, projekti i aeroportit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes ortakëve të koncesionarit. Sipas burimeve, në thelb të konfliktit qëndron ndarja e kuotave të aksioneve: Pacolli zotëron 98% përmes kompanisë Mabco, ndërsa biznesmeni Valon Ademi përmes 2A Group pretendon se zotëron 47%, ndonëse zyrtarisht ka vetëm 2%.

Këto mosmarrëveshje kanë çuar në bllokimin e përkohshëm të disa procedurave ligjore, ndërsa Pacolli akuzoi noteren Selimi për falsifikim të dokumenteve të transferimit të aksioneve — një çështje që tashmë po hetohet nga drejtësia shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit