Transmetuar më 31-10-2025, 13:45

Tiranë, 31 tetor 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rojtarët”, duke arrestuar Pashk Zefi, 52 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro nga kasaforta e një banese në rrugën “Musa Agolli”.

Sipas njoftimit zyrtar, dy bashkëpunëtorë të autorit kanë mbajtur në vëzhgim zonën dhe kanë hyrë në banesë në kohën që aty nuk kishte banorë. Një prej tyre, D. B., 56 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka larguar me automjet autorin nga vendngjarja.

Gjatë kontrollit të banesës së 52-vjeçarit, policia sekuestroi dy automjete, një celular dhe një armë zjarri pistoletë me leje. Hetimet vijojnë për të zbardhur edhe vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga të njëjtët shtetas.

Operacioni ka nisur pas kallëzimit të një shtetaseje, sipas të cilës, më 24 tetor 2025, nga kasaforta e banesës së saj u vodhën paratë dhe sendet me vlerë gjatë mungesës së saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit