Transmetuar më 31-10-2025, 13:22

Tiranë, 31 tetor 2025 – Në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj tha se betejën për drejtësi kushtetuese po e bën edhe për ata që do të vijnë pas tij në detyrën e kryebashkiakut.

Ai u shpreh: “Kaosi i krijuar tani nuk do të jetë asgjë në krahasim me kaosin nëse kjo situatë kthehet në standard”. Veliaj iu referua kandidatëve për kryebashkiak të Tiranës, Ogerta Manastirliu, Florjan Binaj dhe Arlind Qori, duke thënë: “Po sikur t’ia bëjnë këtë atyre nesër, një masë sigurie? Kjo është një betejë që po e bëj edhe për ta.”

Ish-kryebashkiaku shtoi se ka një disbalancë totale në trajtimin e masave të sigurisë në Shqipëri, duke përmendur rastin e kryetarit të bashkisë së Tropjës, i cili qëndroi 11 muaj në arrest shtëpie, krahasuar me periudha më të shkurtra për qytetarët e Tiranës. Veliaj theksoi se qëllimi i tij është të mbrojë qytetarët dhe drejtësinë për të gjithë, duke krijuar një standard të barabartë për të ardhmen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit