

Tiranë- “Ligjet” rrëzojnë kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.
Vendimi për rrëzimin e PD u mor me votat e deputetëve të PS. Mësohet se 9 deputetë të PS votuan kundër kërkesës, 5 te PD pro.
Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër. 7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë: Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës; Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë; Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore; Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’; S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025 ; Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve; I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






