

Kamëz, 31 tetor 2025
Qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë do të përballen me rritje të çmimit të biletës dhe abonimit mujor duke filluar nga 1 nëntori.
Bileta e transportit publik do të kushtojë 50 lekë, nga 40 lekë që ishte deri më sot, ndërsa abonimi mujor rritet në 14,000 lekë nga 12,000 lekë më parë.
Operatori i linjës dorëzoi pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, duke argumentuar nevojën për përballimin e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe shpenzimeve operative. Bashkia Kamëz, nën drejtimin e kryebashkiakut Rakip Suli, hartoi një relacion teknik dhe financiar, i cili u shqyrtua nga komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak dhe u miratua me votim.
Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, të cilët shprehen se rritja e çmimeve ndikon në mënyrë të ndjeshme buxhetin e familjeve, në një kohë kur kostot e jetesës po rriten në mënyrë të përgjithshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






