Transmetuar më 31-10-2025, 12:46

Prishtinë, 31 tetor 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, me vlerë 4 miliardë euro, edhe pse pak ditë më parë kryeministri Albin Kurti nuk arriti të formonte kabinetin e ri qeveritar.

Buxheti parashikon:

Pagë e 13-të për sektorin publik dhe rritje prej 0.5% për çdo vit të punës për punonjësit e këtij sektori.

Mbështetje për lehona dhe rritje të pensioneve të pleqërisë nga 120 në 130 euro.

Rritje graduale të pagës minimale, që do të arrijë në 500 euro, në dy faza: 425 euro nga 1 janari 2026 dhe 500 euro nga 1 korriku 2026.

Kryeministri Kurti deklaroi se edhe si qeveri në detyrë, sipas ligjit për qeverinë, mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit, për të garantuar funksionimin normal të shtetit.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se rritja e pagës minimale do të zbatohet me faza, duke siguruar një kalim gradual deri në nivelin e parashikuar prej 500 eurosh në muaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit