

Tiranë, 31 tetor 2025 Nga foltorja e Gjykatës Kushtetuese, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se shkarkimi dhe izolimi i tij u imponuan nga shteti.
“Punë nga e cila më shkëputen pabesisht ata që donin të më shihnin më pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. Mund ta burgosësh një njeri, por jo të vërtetën,” tha Veliaj, duke theksuar se veprimet ndaj tij ishin të motivuara politikisht dhe jo ligjërisht.
Në fjalën e tij, Veliaj shprehu edhe një mesazh shpirtëror ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke u lutur për drejtësi dhe duke paralajmëruar se e vërteta nuk mund të burgoset.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






