

Tiranë, 31 tetor 2025
Në fjalën e tij përpara Gjykatës Kushtetuese, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, bëri një thirrje për drejtësi dhe respekt të Kushtetutës.
Veliaj e përshkroi gjykatën si një trup ndërmjetës mes popullit dhe pushtetit dhe theksoi se roli i saj është të mbajë pushtetin brenda kufijve që përcakton Kushtetuta.
“Nuk jam këtu për mëshirë apo privilegj, kërkoj drejtësi kushtetuese. Drejtësia e ndan shtetin e së drejtës nga shteti i frikës. Në këtë moment vendimtar, ju nuk jeni një gjykatë që po shqyrton një shkarkim të një kryebashkiaku, jeni trupi ndërmjetës mes popullit dhe pushtetit, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar Kushtetuta. Vetëm kjo gjykatë mund ta kthejë pushtetin në binarët e Kushtetutës,” deklaroi Veliaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






