Transmetuar më 31-10-2025, 11:56

Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, përmes të cilave kundërshton shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Veliaj u ndal te vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, në veçanti te anëtarët socialistë.

"Kam pritur 9 muaj për 9 minuta", Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Kam përjetuar periudhë të gjatë denigrimi…

Ai tha se vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij ka qenë fyerja më e rëndë që i është bërë në jetën e tij publike.

Erion Veliaj: Dhe kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra dhe citoj, mos prezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj. Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq.

Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër.

Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit