

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 30 tetor në një palestër në Vlorë, ku ka humbur jetën një shtetas italian. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 65-vjeçari me inicialet F. C., banues në Itali, ka ndërruar jetë gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim.
Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






