Transmetuar më 30-10-2025, 22:44

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dalë kundër marrëveshjes që po diskutohet nga PS dhe PD për ndryshimet në Kushtetutë.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të sjellë vetëm përfitime për ta, ndërkohë ajo që do të vijë për vendin do të jetë më keq.

“Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq.

Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do bëjmë marrëveshje. Ishte e paimagjinueshme për drejtuesin opozitarë. Një gjë që nuk e priste askush. Janë ta gatshëm të ndryshojnë kushtetutën. Çfarë ndodh si arritën në këtë pikë. Shumë e thjeshtë kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje nga e cila kanë përfitime. Një palë, Rama si e keqja më e madhe e këtij vendi ka nevojë ta marrë në kontrolle drejtësinë”, u shpreh Shehaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit