Transmetuar më 30-10-2025, 22:22

Tiranë, 30 Tetor 2025 – Pas refuzimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për çështjen “McGonigal” dhe ngjarjet e 11 majit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka thirrur një mbledhje të posaçme ditën e premte, më 31 tetor, në orën 12:00. Në fokus të takimit do të jetë diskutimi mbi situatën e krijuar në Kuvend dhe reagimi institucional i opozitës pas, siç e cilësojnë demokratët, “mohimit të të drejtave kushtetuese”.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se drejtuesit e grupit kanë kërkuar pjesëmarrje të plotë të deputetëve, duke e konsideruar mbledhjen me rëndësi të veçantë për vijimin e veprimtarisë parlamentare të opozitës.

Më poshtë, mesazhi i plotë që u është shpërndarë deputetëve të PD-së:

Të nderuar kolegë, Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit