

Tiranë- Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e sotme plenare në Kuvend, pas refuzimit nga mazhoranca të kërkesës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Sipas opozitës, largimi i deputetëve nga salla e Kuvendit u bë në shenjë proteste ndaj shkeljes së hapur të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Në vijim të kësaj proteste, Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e një mbledhjeje të posaçme të grupit parlamentar.
“Të nderuar kolegë, nesër, e premte, datë 31 tetor, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes”, thuhet në mesazhin drejtuar grupit të PD-së.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






