Transmetuar më 30-10-2025, 20:22

ZVICER – FIFA ka nisur fazën e dytë të shitjes së biletave të Kupës së Botës, duke nxjerrë edhe një milion bileta të tjera në shitje.

Faza e re e shitjeve, e cila zgjat deri të premten (31 tetor), përfshin një interval kohor me ekskluzivitet vendasit, pra banorët e tre vendeve pritëse të Kupës së Botës 2026, Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.

Sot mbarojë afati kohor i ekskluzivitetit vendas, për të qenë aplikimi për të gjithë, ndërkohë që më shumë tifozë do të kenë mundësi aplikimi nga 17 nëntori.

“Ne kemi parë tashmë interes të madh nga e gjithë bota për këtë turne, dhe veçanërisht nga brenda vendeve pritëse, ndërsa Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara përgatiten të presin Kupën e Botës FIFA”, tha Heimo Schirgi, drejtori operativ i turneut.

“Kjo fazë e dytë, me intervalin kohor ekskluziv të vendit pritës, do të na lejojë t’u themi ‘faleminderit’ këtyre tifozëve vendas, duke siguruar njëkohësisht edhe mundësi globale.”

Faza e parë e shitjeve, një short paraprak për mbajtësit e kartave Visa që kualifikoheshin, tërhoqi interes në mbarë botën me më shumë se 4.5 milionë aplikantë. Megjithatë, banorët e vendeve pritëse blenë më shumë bileta se çdo komb tjetër.

FIFA është kritikuar ashpër për vendosjen e çmimeve marramendëse të biletave dhe zbatimin e shitjes dinamike të biletave, një strategji ku çmimet ndryshojnë në bazë të kërkesës. Modeli është testuar më parë në Kupën e Botës për Klube dhe do të thotë se çmimet e biletave mund të rriten ndërsa shitjet përparojnë.

Çmimet e biletave të Kupës së Botës variojnë nga 60 dollarë në fazat e grupeve deri në 6.730 dollarë për finalen, por faza e parë e shitjeve zbuloi se inventari i biletave të kategorisë katër në fazat e grupeve me 60 dollarë është shumë i kufizuar.

Për më tepër, mbajtësit e RTB (të drejtës për të blerë bileta) u detyruan kryesisht të blinin bileta të kategorisë një dhe dy.

FIFA pret të shesë më shumë se 6.5 milionë bileta për turneun dhe të gjenerojë 3 miliardë dollarë nga shitja e biletave, Kupa e Botës 2026 do të jetë më e madhja deri më sot, me 48 finalistë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit