Transmetuar më 30-10-2025, 18:08

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar sot se qytetarët ende presin në rradhë para dyerve të drejtësisë, për çështje që kanë vite që nuk janë shqyrtuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Koreshi u shpreh se korrupsioni është rritur në vend.

Në fund Korreshi tha se disa persona i zgjidhin çështjet me miliona euro, ndërsa qytetarët e thjeshtë presin me vite.

“Kemi këtu nënë Zylfien, s’kemi nevojë për atë raportin e Justice. Ça ka bërë nënë Zylfia? Ka bërë vetëgjyqësi, se ka vënë gardh, ka ndarë portën, ka një gjyq penal, që nga 2019 dhe është thirrur më 2025! E kuptoni, është çështje penale! Por bie fjala gjithë kjo reformë a ka një përmirësim të dukshëm? Dhe më thanë se ka përmirësim me 16 ditë! E kuptoni ju se si kemi vajtur. Kemi kaq vite reformë në drejtësi dhe e keni ulur me 16 ditë për në 16 vite që ishte. Njerëzit kanë masa sigurimi dhe kanë harruar ku kanë dosjen. Kur shikon këto raporte nga KLP apo Justice të duket sikur askush nuk shkon në terren të shohë se çfarë ndodh, ku njerëzit presin në radhë për drejtësi.

Ja kam këtu çështje që nga viti 2008 dhe jemi në 2025 tani, e kuptoni ku ndodhemi apo jo, unë e kam mandatin e dytë këtu dhe kjo çështje nuk është zgjidhur. Që kur isha avokat. Kjo është drejtësia, reforma territoriale, se tha Ulsiu hajt ta ngushtojmë pak hartën se është e madhe, ta bëjmë më të vogël. Por korrupsioni është shtuar, se e sollët në Tiranë por e rritët, se sa më lartë të jetë, se është Tiranë, aq më shumë e do kapulën me lekë. Dhe presin kur të jepet drejtësia e zbardhet vendimi, pas tre vjetësh, ja kjo është drejtësia juaj. Ca e ca i zgjidhin çështjet me miliona euro, nga katër shkallë për tre vite, nga i fundi te i pari, kurse nënë Zylfia atje ka shtatë vjet. Kurse ajo tjetra për tre vjet tak 3 mln dollarë në xhep për tre vjet”, tha Korreshi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit