Transmetuar më 30-10-2025, 14:20

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Haiti Bajramaj, i cili aksidentoi për vdekje të riun 17-vjeçar Leandro Shametaj.

Ngjarja ndodhi në natën e 28 tetorit, rreth orës 12:00, kur Leandro Shametaj sapo kishte dalë nga puna dhe po kthehej në shtëpi me motor. Bajramaj po drejtonte një automjet luksoz tip ‘Porsche’ në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, duke e përplasur të riun, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë në spital nga plagët e marra.

32-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjatë seancës gjyqësore, Bajramaj ka kërkuar falje për ngjarjen e rëndë, ndërsa pranë gjykatës ishin të pranishëm familjarët e të ndjerit.

Autoritetet vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit