

TROPOJË – Policia ka vënë në pranga Vladimir Ramën, 46 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Alert”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Komisariati i Policisë Tropojë. Sipas njoftimit zyrtar, Rama u lokalizua dhe u kap në fshatin Fierzë, ku jetonte prej disa kohësh.
Shtetasi në fjalë është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Policia thekson se operacioni është pjesë e punës së vazhdueshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, të dënuar për vepra të rënda penale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






