Transmetuar më 30-10-2025, 12:36

Është publikuar vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg për çështjen e Kastriot Ismailajt, ish-biznesmeni i dënuar në Shqipëri për aferën “CEZ–DIA”.

Sipas gazetares, Anila Hoxha, Strasburgu ka konstatuar parregullsi në mënyrën se si drejtësia shqiptare ka gjykuar mbi pasuritë e Ismailajt, duke kërkuar që ai të dëmshpërblehet nga shteti shqiptar.

Vendimi është tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare. Në të thuhet se kërkuesit kishin kërkuar 45 mijë euro (nga 15 mijë euro secili) për dëm jopasuror, duke pretenduar stres, pasiguri dhe shkelje të të drejtave procedurale gjatë procesit në Shqipëri.

Gjykata e Strasburgut vendosi t’u akordojë në total 3,500 euro për dëm jopasuror, plus taksat përkatëse.

Ndërkohë, një tjetër proces i hapur nga Ismailaj, që lidhet me kërkesën për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dy javë më parë dhe ende nuk është depozituar në Strasburg. TCh

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit