Transmetuar më 29-10-2025, 23:08

29 Tetor 2025 TIRANË – Referuar përgjigjeve nga 22 bashki të vendit, përgjatë vitit të kaluar ato shpenzuan rreth 57 milionë euro për pastrimin e qyteteve, por mbeturinat janë ende kudo. Në krye të listës qëndron Bashkia Tiranë, më e madhja në vend, e cila për periudhën 2020-2024 shpenzoi 13 miliardë lekë (130 milionë euro), me një mesatare prej 26 milionë euro në vit. Nga këto, 100 milionë euro u mblodhën nga taksa e pastrimit, ndërsa pjesa tjetër u mbështet nga buxheti i shtetit.

Bashkia e Durrësit shpenzoi 10 milionë euro gjatë vitit 2024, nga të cilat 7.5 milionë euro i siguruan nga të ardhurat e veta, ndërsa pjesa tjetër iu injektua nga shteti. Problemet e trashëguara nga venddepozitimet ekzistuese, si Grykë-Minierë në Manëz, vazhdojnë të jenë sfida mjedisore, megjithë rehabilitimin e Porto Romanos dhe kontratën e re me landfillin e Sharrës.

Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2024 nxorën në pah krizën financiare të disa bashkive, ku në Durrës rreth 30% e buxhetit shkon për menaxhimin e mbetjeve, kur norma e rekomanduar nga Kombe të Bashkuara është 3-15%. Profesor Klodian Muço vëren se shumë shpenzime operative, përfshirë paga, turizmin dhe dokumentacionin, ulen investimet reale në terren.

Vështirësi për menaxhimin e mbetjeve janë evidentuar edhe në Shijak, ku Bashkia përdor vend depozitimi ilegal në afërsi të fshatit Hardhishtë, duke theksuar mungesën e përgjegjshmërisë dhe transparencës në disa prej institucioneve lokale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit