Transmetuar më 29-10-2025, 22:02

29 Tetor 2025 ITALI – Familja, miqtë dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar Flavio Saraçi, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në provincën e Pistoias.

Trupi i të riut u zbulua nga vëllai i tij 10-vjeçar. Raporti mjekësor tregon se shkaku i vdekjes ishte arrest kardiak. Flavio studionte në Institutin Pacini, merrej me sporte dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit