Transmetuar më 29-10-2025, 21:45

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria ka shkaktuar reagime të forta në Beograd.

Mediat serbe e kanë cilësuar vendimin si “skandal”, duke raportuar gjerësisht për takimin që u zhvillua në Riad ndërmjet përfaqësuesve të Sirisë, Arabisë Saudite dhe Kosovës.

Portali serb B92.net shkruan: “Skandal – Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë. Një takim i përfaqësuesve të udhëheqjes së Sirisë, Arabisë Saudite dhe të ashtuquajturës Kosovë u mbajt të mërkurën në Riad.”

Lajmin për njohjen e pavarësisë e ka konfirmuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo bëri me dije se marrëveshja u arrit në Riad me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Pas Osmanit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e cilësoi këtë si një tjetër sukses diplomatik për Kosovën.

“Brenda këtij viti kemi siguruar tri njohje të reja – nga Kenia, Sudani dhe tani Siria,” shkroi Kurti, duke falënderuar Presidenten Osmani për përpjekjet diplomatike dhe Arabinë Saudite për mbështetjen e saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit