

29 Tetor 2025
Rexhep Ademi, banor i Golemit të Kavajës, ka nisur këtë të mërkurë një grevë urie përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar drejtësi për familjen e tij. Me pankarta ku figurojnë emrat e familjarëve të tij të ndjerë, Ademi shpreh dhimbjen dhe zemërimin për humbjet dhe tentativat e grabitjes së pronave.
“Mbesa ime sa kaloi aty me nënën e saj… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Më mirë vdes këtu se të pres drejtësi nuk ka kuptim,” u shpreh Ademi për mediat.
Ai kërkon që SPAK të hetojë vrasjen e Selman Ismailit dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademisë, të cilat, sipas tij, lidhen me grabitjen e pronave të familjes. Rexhep Ademi deklaron se rastet janë trajtuar në mënyrë të pasaktë nga autoritetet, duke përfshirë një vrasje të arkivuar si vetëvrasje, dhe shpreson që SPAK të ndërmarrë veprimet e nevojshme për drejtësi.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






