

29 Tetor 2025 – Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë goditi sot Shqipërinë në orën 12.49.
Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti kishte thellësi 5 km, ndërsa epiqendra ishte 11 km larg Tiranës.
Tërmeti, sipas shërbimit sizmik EMSC u lokalizua në zonën e Krrabës.
Sakaq shërbimi shtetëror shqiptar IGJEUM raporton për dy tërmete në të njëjtën kohë siç shikoni tabelën.

Derisa nuk raportohet për dëme materiale, lekundjet janë ndjerë veçanërisht në Tiranë, Elbasan dhe qytetet përreth, duke shqetësuar banorët.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






