Transmetuar më 29-10-2025, 11:38

TIRANË- Ndryshime ka ndodhur në drejtimin e komisariateve në disa qytete në vend. Mësohet se ndryshime ka pasur në qytetin e Dibrës, në Elbasan, Tiranë apo dhe Elbasan. Po ashtu ka pasur ndryshime në komisariatet Shkodrës apo dhe te Krimet e Rënda në DPPSH.

Njoftimi i Drejtorisë së Policisë:

-Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Dibrës.

-Kryekomisare Nertila Meta, me detyrë specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit, në DVP Elbasan.

-Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Librazhdit, transferohet Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, në DVP Dibër.

-Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, në DVP Tiranë.

-Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

-Komisar Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Policinë e Kavajës, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër.

-Kryekomisar Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Dibrës, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH./

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit