Transmetuar më 29-10-2025, 10:16

BERAT – Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Berat, ku një 63-vjeçar vrau me thikë një turist pas një debati të çastit.

Autori i dyshuar, Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha), ka pranuar gjatë dëshmisë se konflikti nisi pasi viktima, Keli Hoxha, kishte prekur kalin e tij, pavarësisht paralajmërimit për ta lënë të qetë.

“I thashë të mos e prekte kalin sepse ishte i acaruar, por më ofendoi. U nxeha dhe ndodhi ajo që ndodhi,” – mësohet të ketë deklaruar ai para hetuesve.

Pas ngjarjes, 63-vjeçari është larguar nga vendi i krimit dhe është fshehur në një shpellë pranë kalasë së qytetit, ku është kapur pas disa orësh nga policia.

Sipas burimeve hetimore, Mema ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa prokuroria po heton motivet e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit