Transmetuar më 29-10-2025, 07:19

Një aksident me pasojë vdekjen u shënua në aksin rrugor "Tepelenë-Bënç".

Një 25-vjeçar ndërroi jetë pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe u rrëzua.

“Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Tepelenë-Bënç", shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. 25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit