

SHBA, Florida — 28 tetor 2025 Autoritetet në Florida kanë zbatuar vendimin gjyqësor ndaj Norman Grimm, 65 vjeç, i dënuar për vrasjen e fqinjës së tij në vitin 1998. Grimm ishte shpallur fajtor për vrasjen e Cynthia Campbell, 41 vjeçe, të cilën e kishte ftuar në banesën e tij para se ta eliminonte dhe të zhdukte trupin në ujërat e Gjirit të Pensacolës, ku më pas u gjet nga një peshkatar.
Pas krimit, 65-vjeçari u arratis nga Florida, por u ndalua pas një operacioni katërditor në Oklahoma, në banesën e një të afërmi. Vendimi ndaj tij u ekzekutua këtë të martë, si pjesë e zbatimit të ligjit për raste të dënimit maksimal.
Florida mbetet ndër shtetet amerikane që vijon të zbatojë dënime të tilla, ndërsa 23 shtete të tjera në SHBA e kanë hequr këtë formë ndëshkimi dhe disa të tjera e kanë pezulluar përmes urdhrave ekzekutivë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






