

Pak kohë më parë, reperi i njohur Marin përjetoi një ngjarje tragjike, iu cili humbi fëmijën e tij menjëherë pas lindjes.
Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ai rrëfehet mes lotësh për njarjen që i tronditi jetën dhe duke falënderuar Zotin për forcën për ta përballuar.
Ai gjithashtu falënderoi dhe personat që i qëndruan pranë dhe fansat e tij për komentet ngushëlluese.
“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i bjerë asnjërit sepse është ngjarje shumë e rëndë. Ja kisha vendosur emrin.
Unë isha në Angli. Doktori që po ndiqte nusen ishte fetar. Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe. Falënderoj dhe personat që më qëndruan në krah. Kur lexoja fansat që më ngushëlluan, isha i lumtur sepse ka akoma mirësi. Do të doja që të bënim më shumë për njëri-tjetrin. Ndjenja më e mirë se e të marrit është ajo e të dhënit”, tha ndër të tjera Marin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






