

63-vjeçari, Kristo Mema ishte me precedentë penal të mëparshëm dhe i njohur si person problematik
Është arrestuar Kristo Mema, autori i vrasjes së Keli Hoxhës në Berat. Raportohet se 63-vjeçari, u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit” (Eremitëve), pranë kishes përballe “Urës se Goricës”.
Krimi ndodhi pasditen e sotme, në zonën e kalasës së Beratit. E gjitha ndodhi pasi viktima po i bënte një foto vajzës së tij të vogël me kalin dhe këtu nisi debati mes autorit dhe viktimës. 63-vjeçari, Kristo Mema, me precedentë penal të mëparshëm dhe i njohur si person problematik e gjaknxehtë, pas konfrontimit fizik e ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin.
Ai kishte ardhur nga Tirana së bashku me nënë, bashkëshorten dhe 2 vajzat për vizitë në Kalanë e Beratit, ku dhe ndodhi ngjarja e kobshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






