

Berat – Vrasje për një kalë në Kala, 63-vjeçari Kristo Mema goditi me thikë dhe i mori jetën Keli Hoxhës nga Tirana
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Beratit. Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një konflikt mes dy burrave ka përfunduar në tragjedi.
Sipas burimeve zyrtare, 63-vjeçari Kristo Mema, alias Kastriot Hoxha, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, ka goditur me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha, banues në Tiranë, duke i shkaktuar atij plagë vdekjeprurëse.
Nga hetimet paraprake mësohet se sherri ka nisur për shkak të një kali që autori përdorte për të ofruar xhiro për turistët në zonën e Kalasë. Debati verbal ka degjeneruar në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e armës së ftohtë, që i mori jetën Hoxhës.
Policia e Beratit ka rrethuar zonën dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






