

BERAT, 28 tetor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Beratit, ku një 42-vjeçar është goditur për vdekje me thikë në lagjen e Kalasë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa autori i dyshuar është shtetasi Kristo Mema, 63 vjeç, me banim në lagjen “Barrikadë” të Beratit. Dyshohet se mes tyre ka shpërthyer një konflikt për motive të dobëta, i cili përfundoi tragjikisht me vdekjen e Hoxhës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndjekjen e autorit, ndërsa po kontrollon zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Kjo është vrasja e tretë e regjistruar gjatë ditës së sotme në vend, pas ngjarjeve tronditëse në Durrës, ku një djalë vrau babain e tij me thikë, dhe në Tiranë, ku një picier ekzekutoi kuzhinierin pas një sherri në lokal.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






