

Berat – Identifikohet viktima i vrasjes në Kala, autori ende në kërkim
Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në lagjen e Kalasë së Beratit.
Viktima është identifikuar si Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti. Autori i dyshuar i ngjarjes është Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit.
Sipas burimeve, përplasja mes dy burrave ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.
Raportohet se konflikti mes dy burrave dyshohet se ka nisur për shkak të një kali që autori përdorte për të ofruar xhiro për turistët në zonën e Kalasë.
Debati mes tyre ka degjeneruar fillimisht në përplasje fizike, e më pas ka përfunduar tragjikisht, pasi autori ka goditur me thikë viktimën duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Policia e Beratit ka rrethuar zonën dhe vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






