Transmetuar më 28-10-2025, 16:53

E rëndë në Berat! 42-vjeçari Keli Hoxha vritet me thikë në kalanë e Beratit.

Kristo Mema autor i ngjarjes.

Në vendngjarje ka shkuar policia.

Kjo është vrasja e tretë gjatë ditës së sotme pas asaj në Durrës ku djali vrau babain me thikë, dhe në Tiranë ku picieri vrau kuzhinierin!

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit