Transmetuar më 28-10-2025, 16:48

Berat – Vrasje në lagjen e Kalasë, 63-vjeçari godet me thikë dhe vret një 42-vjeçar nga Tirana, zhduket pas krimit 

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite dhe kjo raportohet se ndodhi para pak në qytetin e Beratit. Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, një konflikt për motive ende të paqarta ka përfunduar me viktimë.

Keli Hoxha viktima Kristo Mema autori

Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari Kristo Mema, i njohur edhe me emrin K.H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, gjatë debatit ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari Keli Hoxha ka ndërruar jetë.

Policia e Beratit është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po kontrollon zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit