Transmetuar më 28-10-2025, 16:03

Prishtinë- Kombëtarja e Kosovës do të luajë një ndeshje kyçe ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, një përballje që mund të vendosë rrugëtimin e saj drejt Play-Off-it të Kupës së Botës.

Tifozët janë shumë të angazhuar, ndërsa Federata Sllovene e Futbollit ka njoftuar që, përveç tribunës së rezervuar për shqiptarët, në çdo tribunë tjetër duhet të respektohen simbolikat e skuadrës sllovene.

Tifogrupi i Kosovës konfirmoi pjesëmarrjen në këtë sfidë dhe sqaroi procedurën e shpërndarjes së biletave. Prioritet do t’u jepet tifozëve që kanë qenë prezent në ndeshjet e mëparshme, ndërsa biletat e mbetura do t’u shpërndahen anëtarëve të tjerë të grupit.

Grupi paralajmëron se udhëtimi në Lubjanë do të jetë historik dhe i paharruar, ndërsa fanclub-i në kryeqytet do të koordinojë të gjitha detajet për pjesëmarrësit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit