

Tiranë – Vrasje në “Komunën e Parisit”: picieri vret me thikë kuzhinierin e lokalit “City Lounge”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:30, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Sipas informacioneve të siguruara nga noa.al, në ambientet e lokalit “City Lounge” një konflikt mes dy punonjësve ka përfunduar tragjikisht me vdekje.
Autori i dyshuar, Filip Shehu, 41 vjeç, që punonte si picier, ka goditur me thikë kuzhinierin e lokalit, Indrit Ismaillari, 34 vjeç. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka ndërhyrë pas ngjarjes, duke arrestuar autorin e dyshuar dhe shoqëruar atë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






