Transmetuar më 28-10-2025, 15:30

Ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar, Marjen Kodheli, dyshohet se ka vrarë me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pak pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kryen kontrolle intensive për kapjen e 25-vjeçarit.

Aktualisht raportohet se i dyshuari u gjet dhe u kap pranë plazhit të Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit