Transmetuar më 28-10-2025, 11:52

Në foto është 17-vjeçari Leandro Shametaj, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një aksident në Vlorë.

Sipas policisë, shoferi i Porsche-s ishte i dehur në momentin kur përplasi të riun, i cili, pasi kishte mbaruar punën si kamarier, po shkonte në shtëpi me motor.

Policia njofton se ka arrestuar shoferin e Porsche-s, 32-vjeçarin Haiti Bajramaj.

“Më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin ‘Ismail Qemali’, duke drejtuar automjetin tip ‘Porsche’ në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip ‘Trinity’, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit