

Një lajm i bujshëm vjen nga Rusia në lidhje me mundësinë e organizimit të Euro 2032, nëse Italisë do t’i hiqet e drejta e mbajtjes së kompeticionit më të rëndësishëm evropian.
Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov ka bërë të ditur se vendi i tij është gati të mirëpresë Evropianin e vitit 2032 në vend të Italisë, me vendin e Apenineneve që ka si problem kryesor në këtë pikë, çështjen e stadiumeve.
‘Rusia është gati të mirëpresë Euro 2032 në vend të Italisë-është shprehur Alexander Dyukov për portalin rus Sport.ru kur u pyet se çfarë do të ndodhë nëse Italia e humbet të drejtën për të pritur turneun e madh kontinental.
Ndërkaq portali rus vë në dukje se UEFA deri tani ka miratuar një nga 10 stadiumet e propozuara, ndërkohë që i gjithë turneu mund t’i besohet Turqisë e cila është bashkëorganizatore e Italisë e Evropianit që do të mbahet pas 7 vitesh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






