

Tiranë- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrit mbi një sërë pasurish të vendosura në kuadër të dosjes së njohur si “Partizani”.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka vendosur të lërë në fuqi masën e “ngrirjes” së pronave që i përkasin dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Malltezi dhe Berisha kishin kërkuar lirimin nga sekuestroja të rreth 25 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, duke argumentuar se ato nuk janë të barazvlefshme me produktin e veprës penale të dyshuar. Sipas kërkesës së paraqitur, një pjesë e pronave janë bashkëpronësi e Argita Malltezit, e cila nuk është subjekt hetimi penal në këtë çështje.
Vendimi i GJKKO-së vjen ndërkohë që hetimet për dosjen “Partizani” vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka vendosur masa sigurie ndaj disa pronave të familjes Berisha-Malltezi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





