

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin se është armik i pluralizmit dhe mercenar i kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se nuk ka asgjë personale përsa i përkët ‘përplasjeve’ me Dumanin duke shtuar se çfarëdo që ka pasur për t’i thënë, ja ka thënë tashmë.
“S’kam asgjë personale, ato çfarë kam patur i kam thënë Dumanit. Unë këtu kam hallin e qytetarëve, nëse kërkojnë të bëjnë pyetje thjesht për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Këto ditë po gumëzhin Tirana se po bëhet avokat i Lubisë. Pyetjet e mia kanë të bëjnë me faktin se sa ka kthyer kjo prokuroi nga 1 mld euro të plaçkitura nga qeveritarët te qytetarët shqiptarë. Është armik i pluralizmit, mercenar i Ramës që vitin elektoral sulmon opozitën dhe i vë në arrest shtëpie, arrest burg, ndjekje penale, në mënyrë që partia e krimit dhe ia vetë të fitojnë zgjedhjet”, tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





