

KAKAVIJË- Qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas është ndalur që në orët e para të mëngjesit për shkak të një greve të punonjësve të doganave greke. Sipas informacioneve nga Drejtoria Rajonale e Kufirit, doganierët grekë kanë ndërprerë punën duke nisur një grevë katërorëshe, çka ka sjellë bllokim të plotë të kalimit të automjeteve në të dy anët e kufirit.
Ndërkohë, lëvizja e këmbësorëve vijon normalisht, ndërsa greva pritet të përfundojë rreth orës 10:00 të paradites.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





