Transmetuar më 26-10-2025, 20:34

ITALI – Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni antidrogë në zonën e Villaggio Gescal, San Giusto, pasi u zbulua se shiste hashash të ambalazhuar me logon e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën 15 kilogramë hashash të ndarë në disa pako, një pjesë të fshehur në kuti këpucësh në dollap dhe pjesën tjetër në dhomën e gjumit, me imazhin e CR7. Bashkë me shqiptarin u arrestua edhe një 22-vjeçar rumun, i dyshuar si bashkëpunëtor në shpërndarje.

Hetimet zbuluan se 52-vjeçari ndodhej në masën e dënimit me kusht, duke kaluar natën në burg dhe duke qenë i lirë gjatë ditës. Por ai e kishte shfrytëzuar këtë periudhë për të rifilluar aktivitetin kriminal.

Në vijim të operacionit, policia zbuloi edhe një sasi tjetër hashashi të fshehur në një vazo në kuzhinë. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar rrjetin më të gjerë të shpërndarjes së drogës në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit