Transmetuar më 26-10-2025, 18:26

ITALI – Në javën e tetë të Serie A, Roma u rikthye te fitorja dhe njëkohësisht në krye të tabelës, në krah të Napolit, pasi mposhti 1-0 Sassuolon në “Mapei Stadium”. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 16-të nga Paulo Dybala, i cili gjeti rrugën e rrjetës në kampionat pas më shumë se tetë muajsh (herën e fundit më 9 shkurt kundër Venezias) dhe për herë të parë nga aksioni pas afro dhjetë muajsh (22 dhjetor kundër Parmës).

Skuadra vendase zhvilloi një pjesë të parë të mirë, duke i vënë në vështirësi verdhekuqtë në disa momente, por pas pushimit Roma mori kontrollin e lojës dhe krijoi disa mundësi të pastra për të dyfishuar avantazhin. Pellegrini u ndal nga shtylla, ndërsa portieri Muric u bë hero i Sassuolos me disa pritje vendimtare që shmangën një humbje më të thellë.

Falë këtij suksesi minimal, Roma e sheh veten sërish në majën e renditjes dhe merr sinjale pozitive nga rikthimi në formë i Dybala-s, lideri i saj në sulm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit