

ITALI – 26 TETOR 2025
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi një 19-vjeçar, identifikuar si Flavio Saraci, u gjet i pajetë në dhomën e tij në Masotti, Serravalle Pistoiese. Trupin e tij e ka zbuluar vëllai më i vogël mëngjesin e 24 tetorit.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, i riu ishte në gjendje të mirë fizike dhe pa probleme të njohura shëndetësore. Vdekja e papritur dyshohet se mund të ketë ardhur nga një sëmundje e fshehtë, por autoritetet nuk kanë përjashtuar ende asnjë pistë, deri në përfundimin e autopsisë.
Flavio, i cili ishte diplomuar vitin e kaluar në Institutin “Filippo Pacini” në Pistoia, njihej si një djalë i qetë, sportiv dhe i dashur në komunitet.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të urgjencës dhe transportimit në spitalin “San Jacopo”, mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Lajmi ka tronditur thellë familjen Saraci dhe komunitetin shqiptar në zonë, që po i japin lamtumirën me dhimbje të madhe të riut 19-vjeçar.
Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes misterioze.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





