

Jasir Asani po kalon një moment fantastik me skuadrën iraniane të Esteghlal.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe në sfidën ndaj Fajr Sepasit, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi me gol.
Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga pika e bardhë dhe festoi në stilin e tij karakteristik – fillimisht me shqiponjën, më pas me “Siu”-n e famshëm të Cristiano Ronaldos.
Atmosfera në stadium ishte elektrizuese dhe me tension, pasi tifozët vendas hodhën shishe në fushë pas golit të shqiptarit. E njëjta skenë u përsërit edhe pas penalltisë së dytë të shënuar nga Esteghlal.
Ky është goli i dytë i javës për Asanin, pas atij të realizuar në Champions-in aziatik. Anësori kuqezi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë që prej transferimit te gjiganti iranian në verë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





