

TIRANË – 26 TETOR 2025
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka konfirmuar zyrtarisht listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit në bashkitë Vlorë dhe Berat, ndërsa ka refuzuar kandidimin e ish-këshilltarit demokrat Gjergji Nika.
Në njoftimin e KQZ-së, u miratuan katër kandidatura kryesore: – Në Vlorë, Brunilda Mersini (Partia Socialiste) dhe Dionis Sota (i propozuar nga zgjedhësit); – Në Berat, Ervin Ceca (Partia Socialiste) dhe Pavlo Shkarpa (i propozuar nga zgjedhësit).
Kërkesa e Gjergji Nikës, i cili synonte të garonte si kandidat i pavarur në Vlorë, u rrëzua pasi “mungonte regjistrimi i Komitetit Nismëtar”, një kusht ligjor për regjistrimin e kandidaturës.
Gjithashtu, KQZ miratoi listën e plotë të kandidatëve në bashkitë Cërrik, Mat dhe Tepelenë, duke konfirmuar emrat e propozuar nga subjektet zgjedhore dhe qytetarët. U hodh edhe shorti për renditjen në fletën e votimit, ku kandidatët e PS-së mbeten të parët në shumicën e bashkive.
U miratua përmbajtja e fletës së votimit. Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:
Bashkia Vlorë Brunilda Flamur Mersini 2.Dionis Anesti Sota
Bashkia Cërrik Eligert Qani Hima 2.Amarildo Sherif Hoxha
3.Florenc Spiro Doka
III. Bashkia Mat
1.Altin Ramazan Bojni
2.Eduart Shaqir Brahilika
3.Suzana Tahir Pasha
Bashkia Tepelenë 1.Gabriel Altin Guma
2.Gramos Sadik Sako
Bashkia Berat 1.Ervin Llazar Ceca
2.Pavlo Koli Shkarpa
Sa i përket fushatës elektorale, Celibashi njoftoi shpërndarjen e minutazhit televiziv dhe radiofonik për subjektet garuese. Partia Socialiste do të ketë 50 minuta në Televizionin Publik dhe 30 minuta në Radion Publike, ndërsa Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të ketë përkatësisht 25 dhe 15 minuta. Kandidatët e pavarur do të kenë nga 5 minuta në secilën platformë.
KQZ përcaktoi gjithashtu përbërjen e grupeve të numërimit të votave, ku PS do të propozojë dy anëtarë, PD një dhe Partia e Lirisë një tjetër. U caktuan edhe vendet e numërimit si dhe ndryshimi i vendndodhjes për dy qendra votimi.
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të testojnë për herë të parë pas zgjedhjeve të 2023-it përballjen lokale në disa bashki të vendit, me interes të veçantë në Vlorë dhe Berat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





